Hajrizi transferohet në Poloni
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, i është bashkuar skuadrës së elitës së futbollit polak Widzew Lodz.
Klubi polak ka njoftuar për transferimin e Hajrizit në faqen zyrtare. Ai i është bashkuar Widzewit si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Luganon e Superligës së Zvicrës.
Hajrizi 25-vjeçar edicionin e kaluar luajti 22 ndeshje në elitën e futbollit zviceran. Hajrizi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për vazhdim edhe për një vit tjetër.
“Pikat e mia të forta në fushë janë këmbëngulja dhe vendosmëria, aftësia për të hyrë dhe fituar duele dhe intensiteti në lojë”, tha Hajrizi. “Kemi disa muaj që flasim me klube. Kam pasur oferta nga Polonia, Gjermania dhe Italia, por më pëlqeu shumë ky projekt. Unë e di se cili është niveli evropian dhe do ta çojë Widzewin atje ku e ka vendin”, tha Hajrizi.