Hajvalia-Mitrovica, finalja e Kupës

04 maj 2018 | 15:29

Hajvalia dhe Mitrovica janë kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.

Këto dy skuadra kanë shënuar fitore edhe në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Hajvalia shënoi fitore bindëse kundër Malishevës, me rezultat 6:0. Tre golat i realizoi Zylfije Bajramaj, derisa me nga një gol kontribuuan Bahtije Miftari, Kaltrina Biçkaj dhe Arta Rama.

Ndërkaq, Mitrovica pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë, në ndeshjen e kthimit e ka mundur Kosovën (P), me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Blerta Kaçiu. Kësisoj, Hajvalia dhe Mitrovica krahas garës për titull do të luftojnë edhe për Kupë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, ka kërkuar falje për komentet e…