Hajvalia, Veterniku, Çagllavica dhe Miradia mbesin pa ujë

15 mars 2020 | 11:56

Sot paradite ka pëlcitur tubi kryesor i furnizimit me ujë në fshatin Hajvali, i cili ka lënë pa ujë të pijshëm banorët në katër lokalitete. Siç njofton KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim. Deri në sanimin e këtij defekti pa ujë të pijshëm do të mbesin Hajvalia, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi. Nuk është njoftuar se sa do të zgjasë sanimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të vet, Albin…