Hakan Yakin është trajneri i ri i Zvicrës

09 gusht 2021 | 12:15

Federata e Futbollit të Zvicrës ka zgjedhur ish-mbrojtësin zviceran, Murat Yakin, në pozitën e trajnerit të kësaj kombëtare në futboll.

Yakin ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

46-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin përfaqësues të Zvicrës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres të ju shoh”, ka deklaruar Yakin në një video të shkurtër pas zyrtarizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas…