Hakerët, e lidhur me Rusinë dhe Iranin, sulmuan laboratorët britanikë

10 maj 2020 | 11:38

Hollësi shumë konfidenciale të qindra britanikëve që kanë marrë pjesë në teste klinike janë vjedhur nga një laborator ku po kryhen hulumtime kundër koronavirusit, raporton “The Mail on Sunday”. Kjo gazetë javën e kaluar shkroi se si hakerët e lidhur me Rusinë dhe Iranin ishin duke kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve britanike që po merren me luftimin e koronavirusit, përfshirë universitetet dhe laboratoret shkencore.

Dy ditë pas këtyre raportimeve, shërbimet e sigurisë lëshuan udhëzime zyrtare për mbrojtjen prej këtyre sulmeve, por këmbëngulën se asnjëra prej tyre deri në atë kohë nuk kishte qenë e suksesshme.

Një klinikë në pjesën perëndimore të Londrës, e cila kryen teste për vaksina, ishte sulmuar në muajin mars, kur hakerët kishin vjedhur sasi të mëdha të të dhënave private, transmeton Express.

Qendra Kërkimore Mjekësore “Hammersmith” pranoi se skanimet e pasaportave, kartelave të sigurimit kombëtar dhe dokumentet për viza, fotografitë e pacientëve, pyetësorët shëndetësor dhe të dhënat e historikut shëndetësor janë vjedhur më 14 mars.

Grupi i hakerëve “Maze” e mori përgjegjësinë për këtë sulm dhe madje i publikoi disa të dhëna mjekësore në faqen e internetit. Ky laborator tashmë ka kërkuar ndihmë nga Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike që të mbrohet nga sulmet e mundshme në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe anëtari i kryesisë i…