Hakerët sulmojnë NASA-n me një minikompjuter 35 dollarësh
Një laborator i NASA-s është përballur me një sulm kibernetik gjatë të cilit janë vjedhur 500 “megabajt” të dhëna, mes tyre edhe dy dosje nga misioni mars “Science Laboratory”, që menaxhon “Curiosity” në Mars.
Episodi ka ndodhur në 2018, por është zbuluar vetëm tani, hakerët kanë çarë sistemin e NASA-s duke përdorur një mini-kompjuter, që kushton vetëm 35 dollarë, “Raspberry PI”.
Ky është një kompjuter i projektuar për fëmijë, i madh sa një kartë krediti. Sulmi, për të cilin vazhdon një hetim që synon zbulimin e autorit, ka ndodhur pas një mos-rifreskimi të sistemit që kontrollon dispozitivat që kanë akses në rrjet.
Për të shpjeguar mënyrën se si është sulmuar një sistem në dukje nga më të sigurtët dhe më të mbikqyrurit në botë, ka menduar rrjeti “Tech Xplore”, sipas të cilit, hakeri ka përdorur një dispozitiv të vogël që lidhet me televizorët dhe përdoret kryesisht për t`i mësuar fëmijëve kodifikimin dhe për të promovuar informatikën në vendet në zhvillim./tch/