Hakerët vjedhin 6 milionë dollarë në Rusi
16 shkurt 2018
| 12:39
Disa hakerë kanë arritur që të vjedhin 339.5 milionë rubla (apo 6 milionë dollarë), përmes një sulmi ndaj një sistemi të pagesave ndërkombëtare SWIFT vitin e kaluar, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë.
Banka ka thënë se i është dërguar informacion për një “sulm të suksesshëm në një sistem operues SWIFT”, që ka rezultuar me 339.5 milionë rubla të vjedhura.