Hakerët vjedhin 600 milionë dollarë kriptomonedha, konsiderohet njëra nga grabitjet më të mëdha
Hakerët kanë vjedhur 600 milionë dollarë në atë që konsiderohet si një nga grabitjet më të mëdha që i është bërë kriptomonedhës.
Faqja “Blockchain Poly Network” ka thënë se hakerat kishin shfrytëzuar një dobësi në sistemin e tij dhe kishin marrë mijëra shenja digjitale siç është Ether, shkruan “BBC”.
Me anë të një letre të postuar në “Twitter”, faqja u ka bërë thirrje hajdutëve të “krijojnë komunikim dhe t’i kthejnë përsëri asetet e hakuara”.
Hakimi dhe vjedhja është në të njëjtin nivel me shkeljet e mëdha që janë bërë kohëve të fundit në shkëmbime të tilla si Coincheck dhe Mt Gox.
Në letrën e saj “Poly Network” ka thënë se “shuma e parave që keni hakuar është një nga më të mëdhatë në historinë e financave të decentralizuara dhe se paratë që janë vjedhur janë nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit kripto”.
Hakerët nga kjo kompani kanë vjedhur rreth 267 milionë dollarë të monedhës Eter, 252 milionë dollarë të monedhës Binancë dhe afërsisht 85 milionë dollarë, para këto të investuara nga mijëra përdorues të kriptovalutave.