Hakeri 13-vjeçar që vodhi pasvordet e 35 mijë përdoruesve, bëhet konsulent banke
21 maj 2019
| 11:40
Një djalë 13-vjeçar norvegjez kishte arritur t’i vidhte pasvordet e 35 mijë përdoruesve dhe është quajtur djali magjistar nga një prej bankave më të njohura digjitale në qytetin e tij Bergen në Norvegji, raportojnë mediat norvegjeze.
Pasvordet dhe informacionet digjitale që djali kishte arritur t’i hakeronte iu përkisnin profesorëve, studentëve të shkollave private dhe lokaleve.
Më pas erdhi edhe oferta e punës nga një ndër bankat më të njohura online. Djaloshi është punësuar për muajt e verës si konsulent i angazhuar për ta rikontrolluar sistemin e sigurisë.