Hakeri që e liroi ShBA-ja kishte hyrë edhe në llogarinë e kryeministrit Hashim Thaçi
08 prill 2022
| 12:37
Ardit Ferizi, hakeri kosovar që u lirua këto ditë nga drejtësia amerikane, ani se ishte gjetur fajtor për dhënien e emrave të ushtarëve ISIS-it, ka histori kriminale edhe në vendlindje.
Klan Kosova kishte raportuar për të kaluarën e tij në tetor të vitit 2015, kur ishte dhënë lajmi për arrestimin e tij në Malajzi dhe ekstradimin në SHBA, ku ishte dënuar me 20 vjet burgim, nga të cilat i mbajti vetëm 6 prej tyre.
Djaloshi nga Gjakova, sipas prokurorisë kishte hyrë edhe në llogaritë e qeverisë dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Kjo krahas ndërhyrjes në sisteme bankare.