
Hakerimi më i madh në histori, vidhen 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedhë
Hakerët vjedhin një shumë marramendëse të parave digjitale, me vlerë 1.5 miliardë dollarë. Sipas autoriteteve në Dubai kjo është vjedhja më e madhe në histori.
Për mediat e huaja është bërë e ditur se hakeri hyri në një portofol bitcoin dhe arriti që të transferonte të gjithë shumën e parave në një llogari ende të paidentifikuar.
Firma “Bybit” me bazë në Dubai, e cila ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën tha se asnjë portofol tjetër nuk u prek dhe se tërheqja vazhdon normalisht.
“Baybit është vigjilent edhe nëse kjo humbje e madhe nuk rikuperohet, të gjitha asetet e klientëve të tjerë mbështeten një më një. Ne mund ta mbulojmë humbjen”, tha shefi i kompanisë në një postim në “X”.
Ai shtoi gjithashtu se pas kësaj vjedhje të madhe, sipas tij më e madhja në histori, kompania mori 350 mijë kërkesa nga përdoruesit për tërheqjen e parave nga llogaritë e tyre. Të gjitha kërkesat janë miratuar dhe kompania po procedon për tërheqjen e parave nga përdoruesit.
Kjo quhet vjedhja më e madhe e këtij lloj, pasi thyen rekordin e mëparshëm ku u vodhën 620 milionë dollarë nga Ronin Network në vitin 2022.