Haki Abazi demanton veten: Nuk ka asnjë koalicion me LDK-në, s’kam thënë asgjë
Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi, ka thënë se nuk ka asnjë koalicion me LDK-në, përkundër që një gjë të tillë e paralajmëruar në një intervistë në “Balkan Talks”.
Në një postim në Facebook, Abazi ka deklaruar se s’e ka thënë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Demant.Nuk ka as je koalicion me LDK, nuk e kam thëne këtë gjë, gazeta express vazhdon me genjeshtra edhe pêr këtë gjë!”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, në një intervistë për Euro Neës, Abazi ka thënë se mund të ketë koalicion me LDK-në, nëse kjo e fundit e vendos në krye Vjosa Osmanin.
“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osma