
Haki Abazi denoncon komunikatën e sotme të LV-së: Thërret në vëllavrasje
13 korrik 2023
| 17:01
Deputeti Haki Abazi e ka denoncuar komunikatën e Vetëvendosjes në të cilën shpreh gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit pas përplasjeve fizike në Kuvend.
Abazi ka deklaruar që komunikata “thërret për vëllavrasje dhe destabilizim të jetës insticionale”.
Ai ka deklaruar më tej se postimi i bërë nga ish-partia e tij është “linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjegjësisë.”
Reagimet për dhunën në Kuvend kanë qenë të shumta. Për të ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Gjatë kësaj seance, dhuna nisi kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shqyer një pankartë të opozitës.
Postimi i plotë i Abazit: