Haki Abazi: Deri në fund të javës pritet të arrihet marrëveshja me LDK-në
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës LV-LDK.
Pasi është regjistruar në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e shtatë, ai ka thënë se pritet që deri në fund të javës të arrihet kjo marrëveshje. “Unë jam shumë i bindur që vullneti ekziston dhe duhet të përfundoj deri në fund të javës”, ka deklaruar Abazi.
Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e LV-së se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në marrëveshjen në mes të këtyre dy partive. “Mendoj që ne kemi qenë të qartë në pozicionet fillestare që Presidenti nuk është pozicion i votuar në procesin elektoral dhe jo domosdoshmërish duhet të varet gjithçka për punën e pozicionit të Presidentit, aq më tepër që ky pozicion lirohet në proces normal në 2021. Vizitat në Gjermani janë vizita komplet brenda një agjende të strukturuara dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me negociatat”, është shprehur Abazi.