Haki Abazi dhe Vjosa Osmani, koronavirusët e koalicionit LV-LDK

22 prill 2020 | 09:16

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. “Sot ka pasur një konsultë në LDK dhe prapë do të vazhdojnë konsultat. E kam thënë dhe e them që sot ka pasë me iu dorëzu kërkesa për mandatim dhe unë besoj që me 95 për qind siguri kryeministër do të jetë Isa Mustafa”, ka thënë Zeka në RTK.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është ndër faktorët kryesor pse është prishur koalicioni LDK – VV. “Unë kam thënë që Haki Abazi edhe Vjosa Osmani janë koronavirusët e këtij koalicioni. Vjosa Osmani i ka dhënë injeksion në infuzion fjalorit të Albin Kurtit për të reaguar me harbutëri ndaj LDK-së”, ka thënë Zeka. “Deputetët e LV-së kanë fol në bufe të Kuvendit me deputetët e Listës Serbe e me neve kurrë, na kanë shiku diqysh si armiq”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Angelina Jolie Ndër shumë gjëra që pandemia është duke…