Haki Abazi i bashkohet listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
30 nëntor 2024
| 20:48
Nesër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndërkaq konferenca mbahet nga ora 12:00, në selinë e AAK-së.