Haki Abazi i kundërpërgjigjet Edi Ramës
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se “është ndjerë i lënduar nga deklaratat e anëtarëve të VV-së për rrëzimin e teatrit kombëtar në Tiranë”.
Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama”, ka shkruae pos tjerash Abazi.
Postimi i plotë i Abazit:
Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.
Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.
Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë. Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat. (A. M / Epoka e re).