Haki Abazi ia lidh mikrofonin me shirit të policisë, Kusari-Lila detyrohet ta ngrehë zërin në Kuvend
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka lidhur me shirit të policisë mikrofonin dhe foltoren gjatë kohës sa po fliste shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tashmë në audioincizimet e fundit dëgjohet duke u koordinuar me terroristin Milan Radojiçiq.
Gjatë kohës së fjalimit të saj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërtitur: “Mos rrej, mos rrej”.
Më pas, Abazi ka lidhur me shirit mikrofonin.
“Në fakt, për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës jo vetëm shpifje, fabrikim, por edhe nxitje e cytje për urrejtje e linçim. Një ose dy argumente kryesore. Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me i pasqyruar edhe me atribu bashkëpunimin e juaj me Listën Serbe e me i barazuar, prandaj po duheni me shku me shpifje. Aq shumë po ju mungojnë, se s’janë prezentë që 28 muaj, Lista Serbe nuk është në Kuvend. Në pamundësi për me i pasë ata, me iu ndihmu, duheni me fabrikuar. Thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Milan Radojiçiq për me iu fabriku material. A e dini ju që Slavko është i përndjekur prej Kosovës…” – ka thënë ajo me tone të larta të zërit.