
Haki Abazi: Jam përjashtuar nga qendra e VV-së në Ferizaj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se asnjëherë nuk do të shkojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, Abazi nuk e mohon mundësinë e përjashtimit, anipse thotë se është përjashtuar nga qendra e VV-së ne Ferizaj.
“Asnjëherë, edhe sdo të ketë, absolutisht opsion i vdekur. Nuk shkoj në LDK e cila është sot. Unë vazhdoj me qenë deputet i VV-së e them me plotë gojë. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e përjashtimit, angazhimi jem politik. Unë veç jam përjashtuar nga qendra në Ferizaj, mu ka mohu e drejta me qenë pjesë e qendrës së VV-së dhe strukturave”.
Por, a do të krijojë parti të re siç është aluduar më parë, Abazi as nuk e mohon, e as pohon një gjë të tillë.
“Unë nuk shkoj në LDK, unë jam pjesë e VV-së, do të vazhdoj të jem pjesë e VV-së”, ka thënë Abazi.