Haki Abazi ka pasur zyrë në Beograd, e zbulon aktivistja republikane

10 nëntor 2020 | 08:58

 

Evi Kokalari, një aktiviste e njohur republikane, ka pasur një përplasje verbale në emision me ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin. Ajo i ka kërkuar atij të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe për lidhjet e tij me Serbinë? “Ju personalisht, keni pasur zyrë në Beograd kur punonit për ‘The Rockefeller Foundation”?, e pyet ajo Abazin në “SyriTV”.

Abazi tentoi t’i ikte pyetjes, por Kokalari tha se nuk ka asgjë personale përderisa ai ke qenë zëvendëskryeministër. “Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra”, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, së cilës Kokalari iu përgjigj se “ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

Kokalari ka insistuar në pyetjen e saj, se sa vite kishte Abazi zyrë në Beograd. “Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di? Dhe dua të di ku qëndron politikisht, je me të majtën apo me të djathtën?”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e parë e…