Haki Abazi kërkon zgjidhje për Trustin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që të arrihet një konsensus ndërmjet gjitha grupeve parlamentare për çështjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet kjo nismë legjislative, Abazi ka dhanë disa propozime që sipas tij do të nxjerrtë vendin nga ngërçi për Trustin.
“Propozimi im me dashamirësi është nëse vërtet ia doni të mirën qytetarit, të tërhiqeni dhe gjitha grupet parlamentare të dalin me një zgjidhje. A është 10 për qindëshi tërheqje pa pagesë të tatimeve apo 30 për qindëshi i tërheqjeve të qytetarëve, meqë rast duhet të paguhen tatimet, pasi është tërheqje para kohe. A po është një modalitet i tretë brenda të cilit nuk ka humbës apo fitues, por ka zgjidhje për qytetarin, është çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët për të ikur tutje”, ka thënë Abazi.