Haki Abazi: Kot e ka Isa taktikën ‘përçajë e sundo’

13 dhjetor 2020 | 13:04

Ish-zëvendësministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili më herët ka thënë se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e “duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”, pasi të tjerët i ka zhgënjyer.

Abazi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Mustafa e ka të kot taktikën “përçajë dhe sundo”.

“Kot e ka Isa taktikën “përçajë e sundo”. LV-ja dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përçarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë i Abazit:

Ndërdija e Isës po flet, nga frika nuk po guxon me menduar faktin që zgjedhjet kanë me u mbajt e Vetëvendosje ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isën…

Kot e ka Isa taktikën “përçajë e sundo”. LV-ja dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përçarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit.

E ka për mbijetesë, e di që elektorati nuk kanë me ia falë, po as drejtësia jo:

Tradhtinë e 6 tetorit

Fondin e 3-përqindëshit

Hajninë e UFORK dhe transferin e fondit të MF

Dardania Bankën

Telefonat dhe faturat e presidentit Rugova

Ahmet Krasniqin

Përvetësimet në Union, TerraNova, Nënkalimin, Terminalet…

Nuk ka faj që një ushtri e ndryshimit po i duket duet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar për një…