Haki Abazi i ndan rrugët me Kurtin: E pranuat ‘Zajednicën’
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, njëherësh edhe kryetar i subjektit politik në fjalë.
Abazi ka kritikuar Kurtin që ka pranuar “Zajednicën”, duke e quajtur lider suprem dhe e ka akuzuar atë për “instrumentalizimin e vrasjeve politike”.
“Po z. Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë – konfidenciale. Edhe ata flisnin për ‘fshisa kur pyeteshin për lisa’. Ju keni pranuar ‘Zajednicën’ dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi ‘par-excellence’. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi!”, ka deklaruar Abazi.
Postimi i plotë i Abazit: