Haki Abazi reagon për takimin e presidentit me liderët e partive

22 prill 2020 | 18:36

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot presidenti Hashim Thaçi me liderët e partive politike për të qartësuar nëse janë për zgjedhje të jashtëzakonshme ose për qeveri të re.

Abazi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK-në, ndërsa, sipas tij, tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.

“Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike. Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës”, ka shkruar Abazi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Këshillit të…