Haki Abazi shoqërohet në polici pas incidentit me Dardan Molliqajn
11 shtator 2019
| 23:48
Pas debatit në emisionin “Pressing” në “T7”, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.
Molliqaj dhe Abazi tashmë i kanë dhënë edhe versionet e tyre për këtë incident.
Abazi rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, ku tashmë ai është edhe shoqëruar nga policia, raporton “Gazeta Express”, nga vendi i ngjarjes.
“Haki Abazi është shoqëruar në stacion policor, ku ka shkuar për ta hapur rastin”.