
Haki Abazi shpërndan foto të Kurtit si ‘palaço’ në Kuvend, gjatë kohës sa ai po raporton
03 nëntor 2023
| 12:31
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës fotografi të kryeministrit Albin Kurti si “palaço”, gjatë kohës sa i njëjti po raporton lidhur me takimin e fundit në Bruksel rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Poshtë fotografisë së Kurtit, në fotot që ka shpërndarë Abazi shkruan “Zajednica”.
Ndërkohë, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.