Haki Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër
27 maj 2020
| 23:32
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se për tri ditë rresht kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi dhe ushtruesi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK, duke ndalë edhe kamerat.
Në Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka thënë se këta tre duhet të përballen me drejtësinë.
Presidenti ka thënë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.
Lidhur me këtë ka reaguar, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi i cili e ka fyer presidentin Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”, ka shkruar Abazi.
(M. Q / Epoka e re)