Haki Abazi ulet afër Bekë Berishës, AAK-së i shtohet zyrtarisht edhe një deputet
02 dhjetor 2024
| 11:41
Deputeti Haki Abazi dje i është bashkuar zyrtarisht AAK-së, nën logon e së cilës edhe do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media që Abazi e pati me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
E sot Abazi menjëherë është parë i ulur një pjesën e rezervuar për Grupin Parlamentar të AAK-së në Kuvend.
Ai ka zënë vend në mes të Albana Bytyqit e Bekë Berishës.