Haki Demolli infektohet me koronavirus
26 nëntor 2020
| 17:18
Ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli ka treguar se është infektuar me Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aktualisht nuk ka ndonjë shqetësim serioz shëndetësor, duke shtuar se për dy javë do të jetë në izolim shtëpiak.
Postimi i plotë i Demollit:
Të nderuar miq !
Pas disa shqetësimeve shëndetësore që kam pasur parmbrëmë, dje kam kryer testin për COVID në IKSH, ndërsa sot nga Instituti më informuan që kam rezultuar pozitiv në testimin e bërë.
Andaj për këto 14 ditët e ardhshme do të jem në izolim shtëpiak.
Përndryshe, aktualisht mirë jam duke e ndier vetën dhe nuk kam ndonjë shqetësim serioz shëndetësor.