Haki Rugova: Prishja e koalicionit e pashmangshme, nëse Kurti nuk tërhiqet

18 mars 2020 | 18:17

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova thotë se është ndjerë i befasuar nga veprimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.

Ai ka dekalruar se tashmë nuk është i befasuar pasi nuk ka pritur diçka tjetër nga Albin Kurti.

“Shkarkimi i Nënkryetarit të LDK-së pa marrëveshje i pakuptimtë dhe nuk di çfarë të them”.

Rugova thotë se ky vendim i Kurtit është i qëllimshëm për “të fshehur pafuqinë e tij për të marrë vendime në të mirë të shtetit”.

“Unë kam pritur nga Albin Kurti ta largojë taksën. Mendoj se kjo nuk mund të funksionojë kështu”.

Kryetari i Istogut thotë se nëse Kurti nuk anulon këtë vendim dhe nuk largon taksën nuk mund të ketë vendim tjetër pos prishjes së koalicionit.

“Prishja e koalicionit është e pashmangshme nëse Kurti nuk i plotëson këto dy kërkesa pa kusht”.

Rugova thotë se më këtë veprim të Kurtit, marrëveshja ka humbur kuptimin.

“Nëse shkelet vetëm një nen i marrëveshjes nuk mund të pritet gjë tjetër”, tha mes tjerash Haki Rugova./TVDukagjini

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari kosovar i muzikës popullore Hysni Klinaku, ka publikuar nj…