Haki Rugova tregon nëse do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, nuk e ka mohuar mundësinë që t’i hyjë garës për kryetar të kësaj partie, por ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje paraprake.
Megjithatë ai ka thënë se aktualisht nuk është duke u marrë me këtë temë, por mbetet të vendos kur të përfundojë procesi zgjedhor nëpër degë.
“Jo, nuk mund të thuhet ashtu. Nuk po dua të them se kandidatura ime mund ta prish procesin në asnjë mënyrë, përkundrazi ajo mund edhe ta begatojë. Por kjo nuk është temë me të cilën unë jam duke u marrë. Derisa të përfundojë procesi zgjedhor nëpër të gjitha degët, të konstituohet një kuvend, t’i shohim listat e kuvendeve dhe atëherë do të shihet se si do të procedohet tutje. Unë jam i bindur se kryesia e LDK-së do të shkojë me marrëveshje të duhura. Pse mos të ketë marrëveshje? Marrëveshjet i zgjidhin edhe shumë probleme të tjera”, ka thënë Rugova për gazetën “Epoka e re”.