Haki Rugova: Vjosa Osmani nuk është më në LDK

20 maj 2020 | 21:00

Kundërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe koalicionit të ri qeverisës me AAK e Nisma, ka bërë që zyrtarë të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së.

Madje, sipas tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së.

Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për GazetaBlic se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajatojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit ka planifikuar të sjellë nga një lojtar…