
Haki Rugovës i caktohet masa e arrestit shtëpiak
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për krime të rënda, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale konflikt i interesit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale falsifikim i dokumentit zyrtar”, thuhet në njoftim e Gjykatës.
Masë arresti shtëpiak prej një muaji i është caktuar edhe të pandehurit tjetër L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.
Ndërsa, për të pandehurin F.B, i dyshuar se në bashkëkryerje me të pandehurit H.R dhe L.B kishte për të kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar, prokurori i shtetit në seancë hoqi dorë nga propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, raporton “Epoka e re”.
Mustafa: Nëse zhargitet gjykimi i Haki Rugovës, atëherë arrestimi u bë për qëllime politike