Haki Shatri sqaron vendimin e sotëm të Qeverisë për taksën ndaj Serbisë: 100 për qind bllokadë Serbisë
21 nëntor 2018
| 15:22
Këshilltari ekonomik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, ka folur për gazetën “Epoka e re” rreth vendimit të sotëm të Qeverisë për vënien e taksës 100 për qind për produktet ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se 100 për qind është bllokadë ndaj produkteve të Serbisë.
“100% është bllokada për produkte por taksa mbrojtëse është në fuqi. Kjo i bie për të gjitha mallrat e Serbisë 100% janë të përfshira në taksë, e që të gjitha mallrat që më parë kanë hy e kanë 10% taksën”, ka deklaruar ai.
“Sa u përket mallrave që prodhohen nga firmat e huaja, që e kanë selinë në Serbi ato nuk kanë taksë mbrojtëse. Për shembull një firmë e Gjermanisë që ka selinë në Serbi për mallrat e asaj firme na nuk qesim taksë”.
Albulena MAVRAJ/Epoka e Re