Hakimi del pozitiv me Covid-19 për herë të dytë
17 korrik 2021
| 19:09
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka dalë pozitiv për COVID-19 për herë të dytë dhe aktualisht është në izolim.
Ish-mbrojtësi i Interit doli pozitiv përpara ndeshjes së Nerazzurrëve me Borussia Mönchengladbach edhe në tetor të vitit 2020, shkruan L’Equipe.
Por, përfaqësuesi i Marokut atëherë doli negativ vetëm një ditë më vonë dhe kështu u parandalua të luante nga UEFA.
Ai luajti ndeshjen e tij të parë për gjigantët francezë, të mërkurën, në një miqësore kundër Le Mans ku ai kontribuoi me një asistim në një fitore 4-0.
22 vjeçari pritej të luante kundër Chambly i cili përfundoi në barazim 2-2, dhe duket se do të humbasë edhe kundër Augsburg dhe Genoa javën tjetër.