Hakimi për Mbappen: Është miku dhe lojtari më i mirë aktualisht

18 prill 2022 | 10:51

Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi e ka bërë të qartë se do të qëndrojë në krah të Kylian Mbappe, pavarësisht nëse francezi vendos të qëndrojë në Paris apo t’i bashkohet Real Madridit në fund të sezonit.

Achraf diskutoi gjithashtu marrëdhënien e tij të ngushtë me shokun e tij të skuadrës dhe theksoi se Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në mbarë botën.

“Marrëdhënia ime me Mbappe? Ka qenë spontane”, tha Achraf për “Telefoot”.

“Që nga dita që kam ardhur, kur takon dikë si ai, në moshën tënde, me të njëjtin personalitet, të njëjtin karakter. Ne jemi dy fëmijë, gjithçka është fluide, është e natyrshme. Mbappe është një nga më të mirët në botë dhe ai është miku im. Unë dua që ai të qëndrojë këtu, ai e di këtë. Ai do të vendosë se çfarë mendon se është më e mira për karrierën e tij. Dhe unë do ta mbështes”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i madh tronditi Stambollin mëngjesin e sotëm, në…