Hakimi: Reali nuk kishte besim te unë, por loja ime në fushë po i tregon të gjitha
Achraf Hakimi në intervistë nga “MARCA” është një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të duelit të nesërm në Paris. Hakimi ka qenë një lojtar në pronësi të “Los Blancos”, ku më pas u huazua te Borussia Dortmund e pas gjermanëve tek Interi.
Hakimi ka pasur gjithnjë të njëjtën formë te secili ekip që ka luajtur me një përformancë të fortë dhe të shpejtë që e karakterizon.
Ai është pyetur nga gazetari i “Marca” për të dhe ish-ekipin e tij, Real Madrid. A ishte lamtumira e tij atëherë për shkak të mungesës së pjekurisë apo Real Madridit i mungonte besimi: “Pak nga të dyja. Është e vërtetë që kur i bashkohesh Madridit për herë të parë, klubi nuk ka besim të plotë te ty sepse je i ri. Por më pas kur u largova në Dortmun, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më pas duhej të kthehesha dhe të vendosja për të ardhmen time. Madridi ende nuk ishte I bindur prej meje edhe pse pata dy sezone shumë të mira me Dortmund, ata nuk dëshironin të vendosnin bast për mua”.