Hakohet faqja e Postës së Kosovës
30 tetor 2021
| 09:50
Drejtori i shitjes dhe marketingut në Postën e Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se llogaria e PTK-së në rrjetin social “Facebook” është hakuar.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku mes tjerash thuhet se llogarisë i është ndërruar edhe emri.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 29.10.2021-20:05. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor i shitjes dhe marketingut në Postë-Telegrafin e Kosovës) ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të Policisë.