Halep infektohet me koronavirus, mbyll para kohe sezonin

04 nëntor 2020 | 12:29

Tenistja rumune Simona Halep, numër dy në botë për femra, ka konfirmuar se ka dalë pozitive me Covid-19, pas një testi të kryer në vendlindje. Ajo ka shtuar se ndodhet prej tri ditësh në izolim dhe se ka simptoma të lehta.

“Dua t’ju bëj me dije se kam rezultuar pozitive pas një testi. Jam në izolim me simptoma të lehta. Jam mirë. Do të kaloj”, ka shkruar Halep.

Kjo ndalesë e papritur ka prishur disi planet e tenistes rumune, që praktikisht ka mbyllur edhe sezonin 2020, duke mos luajtur as në finalet e WTA Championship. Këtë vit Simona Halep ka fituar tre turne (Dubai, Praga dhe Romë), por u mund në finalen e Roland Garros një muaj më parë. Ajo pritet të rikthehet në fushë në grand slam të Australian Open në janarin e vitit tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ka…