Halep: Jam numri 1, do të jem në finalet e Championshipit
Edhe pse nuk është ende në formë, duke u mundur që në raundin e parë në 3 turnetë e fundit ku ka marrë pjesë, madje duke u tërhequr në dy prej tyre për shkak të problemeve fizike, tenistja rumune Simona Halep beson se do të jetë në finalet e Championshipit që zhvillohen më 21-28 tetor në Singapor.
Në këtë turne marrin pjesë tetë tenistet më të mira në botë dhe Halep, që aktualisht është numri 1, shpreson të jetë.
“Tani ndihem shumë më mirë. Natyrisht se kam qenë e shqetësuar, por pasi kreva një rezonancë magnetike kemi kuptuar problemin dhe si ta parandalojmë atë. Kam pasur disa shqetësime në shpinë në të shkuarën, por tani ato janë zbutur dhe jam gati për t’u rikthyer”, u shpreh Halep në një intervistë për mediet e vendit të saj.
“Vazhdoj ende të punoj për të rikuperuar 100 %, duke kryer fizioterapi. Do ta kryej edhe një javë tjetër pushim dhe do ta nis përgatitjen për finalet e Championshipit, duke u stërvitur gradualisht. Rëndësi ka shëndeti, por do të shkoj në finalet e këtij turneu. Nuk ka asnjë shans që të operohem, pasi situata është nën kontroll”, ka shtuar Halepi.