Halil Ahmeti shpallet “Qytetarë Nderi” i Tropojës
Halil Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mësues e profesor i nderuar i zonës, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës; “Ambasador i Paqes”, piktor (me/në ekspozita lokale, rajonale e ndërkombëtare); publicist, studiues, i vlerësuar me çmimet “Hasan Prishtina”, “Pena Alpine” etj, pasi ishte propozuar nga OJF e Arsimtarëve Tropojë–Kukës-Has për titullin “Qytetar Nderi” i Tropojës, është nderuar me titullin më të lartë nga kjo bashki “Qytetarë Nderi”.
Mësuesi veteran e veprimtari i njohur Ibrahim Hajdaramataj ua ka dërguar Propozimin kërkesën Këshillit Bashkiak të Tropojës (kryetares së saj) dhe Bashkisë së Tropojës (kryetarit të saj) me 25 maj 2021.
Këshilli Bashkiak i Tropojës e udhëhequr nga kryetarja Shotë Bashaj, me datë 29 tetor 2021, në mbledhjen e saj, ka marrë vendim që të shpall, Halil Ahmetin “Qytetar Nderi” me motivacion:
“Për kontributet atdhetare, kulturore, humanitare, mediatike, ushtarake dhe për integrimet e veprimtaritë e ndryshme Gjakovë-Tropojë për lobim në Shoqatën “Drini” për koridorin Adriatik-Alpe”.