Halil Kastrati: Behgjet Pacolli më ka përkrahur që nga fillimi

12 maj 2024 | 22:30

Drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka bërë një rrrëfim ndryshe rreth jetës dhe veprimtarisë së tij humanitare.

Kastrati gjatë intervistës ka folur edhe për shqiptarët të cilët janë donatorë në shoqatën që ai drejton.

Kur pyetet se kush janë donatorët kryesore, nuk jep emra, por thotë “në sofrën tonë të bamirësisë janë të gjithë shqiptarët”

“Ka shumë shqiptarë të gjitha lëmive, sferave që janë donatorë. Nëse do e ceki ndonjë me emër kam frikë se do e harroj ndonjë tjetër që është ndoshta edhe donator më i madh, kështu që tek ‘Jetimat e Ballkanit’ në sofrën tonë të bamirësisë janë të gjithë shqiptarët. Përfshirë politikën, estradën, sportin, aktorët, të gjitha sferat e të gjithë shqiptarët”.

Ai tregon se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka përkragur që nga fillimi punën e tij.

“Zoti Pacolli është ndër politikanët e rrallë që qysh nga themelimi i ‘Jetimat e Ballkanit’ ka treguar përkrahjen e tij për shoqatën tonë. Disa herë në disa aktivitete humanitare kemi bashku fondet, siç janë psh, vërshimet kur u bënë në Kosovë bashkë me ‘Fondacionin Pacolli’ dhe kemi ndërtu dhjetra shtëpi së bashku” deklaroi Kastrati për dokumentarin “Expose”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Vladimir Putin ka propozuar zëvendësimin e ministrit të tij…