Halil Kastrati: Më 28 nëntor do t’i gëzojmë 128 familje
16 nëntor 2019
| 09:32
Themelues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se më 28 nëntor po gezohen 128 familje.
“Shqiptarët ngado që janë këtë nentor po e bëjnë të veçantë duke i bërë me shtepi tē reja 128 familje. 10-vjetori i shoqates Jetimat e Ballkanit = 100 shtepi. Për nder tē 28 nentorit = 28 shtepi. Gjithesej 128 shtepi të reja. Me date 28 nentor ju mirëpresim në qendren sportive Sezai Surroi në Prizren nga ora 13:00 të gezohemi të gjithë së bashku. O Zot shperblej bamirësit”, ka shkruar Halil Kastrati.