Halil Kastrati nis për Maqedoni 1 000 pako me ushqime
31 mars 2020
| 11:43
Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, në një njoftim në “Facebook”, ka bërë me dije se sot do të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore në disa komuna të Maqedonisë.
Ai thotë se pakot do t’u dorëzohen komunave të cilat më pas do t’i shpërndajnë te familjet nevojtare.
Pakot do të dërgohen në këto komuna:
Shkup – Çair 100 pako
Shkup – Saraj 70 pako
Shkup – Shutkë 30 pako
Shkup – Studeniçan 30 pako
Shkup – Haraçinë 70 pako
Shkup – Hasanbeg 70 pako
Tanush Brez Malin – 60 pako
Kumanovë – Te Afrim Ismaili 70 pako
Kumanovë – Komuna e Likovës 140 pako
Tetove – 150 pako
Gostivar – 150 pako
Struge – 70 pako
Kërçovë – 80 pako
Dibër – 70 pako
Komuna e Dollnenit – 70 pako.