Halil Kastrati pajton ‘Ballistët’ dhe ‘Shvercerat’
20 nëntor 2022
| 11:55
Hoxha dhe humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati ka pajtuar dy tifo-grupet shqiptare që tash e sa kohë kishin probleme mes tyre.
“Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit janë pajtuar në Prekaz me ndihmën e Halil Kastratit.
Mision vëllazëror e ka quajtur Kastrati pajtimin e dy tifo-grupeve më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Para një jave ishim në Shkup me përfaqësuesit e dy tifo grupeve, ‘Shvercerat’ e Shkupit dhe ‘Ballistët’ e Tetovës. Tani gjendemi në Prekazin Legjendar, këtu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare”, thuhet në postimin e Kastratit në “Facebook”.