
Halil Matoshi për Donika Gërvallën: N’shpi bon bela, e shkon me na ‘ndreq’ me botën
Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, krerë të lartë shtetëror bënë homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.
Sipas analistit politik, Halil Matoshi kjo ndodhi për interes pushteti, teksa tha se qeveria Kurti është dëshmuar armiqësore gjatë mandatit të saj.
“Po vërehet një shtendosje kur kemi parasysh se tash të gjithëve i’u intereson pushteti. E kur i’u intereson pushteti janë në gjendje me fal përndryshe janë dëshmuar si kogja armiqësor gjatë katër viteve të qeverisë së Vetvendosjes“, tha ai.
Ai përmendi edhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla Scwarz e cila muaj më parë, ish-komandantin, Ramush Haradinaj e kishte quajtur “Gjeneral i rremë”.
“Ministrja e jashtme e z.Kurti e ka quajt Gjeneral të mashtruar z.Haradinaj, gradat e së cilit janë dhënë nga kolegji i TMK-së e janë pranuar nga NATO e KFOR-i. Kerkush nuk ka pasur vërejtje deri tek Donika Gërvalla. Me i thanë vetës ministre e jashtme e brenda me bo bela nuk ka ndodh. Në shpi me bo bela e me shku me na ndreq me botën“, shtoi Matoshi.