
Halil Matoshi për Kurtin: Nuk po don me i kriju institucione vendit, a s’jeni ka e shihni a?
21 prill 2025
| 21:37
Analisti politik, Halil Matoshi ka deklaruar se kreu i VV-së, Albin Kurti nuk e ka dëshirën e krijimit të institucioneve shtetërore.
Sipas Matoshit, sikur të donte një gjë të tillë, do e bënte edhe brenda një afati të shkurtër kohor.
“Nuk po don bre me i kriju institucionet vendit, s’po don bre atij votuesi me i dhanë institucione. A s’jeni ka e shihni a? Me dashtë, situata zgjidhet brenda 24-orëve. Ka zgjidhje. Kjo është ideja përse ne bëjmë politikë. Partia e madhe ka përgjegjësi“, deklaroi ai në Politiko.