Halil Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Unë ia urova EdWin-it fitoren, Albini jam
Gazetari Halil Matoshi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thumbuar presidenten e vendit, Vjosa Osamnin.
Matoshi i thotë Osmanit se ia uroi Edi Ramës fitoren në zgjedhjet që u mbajtën në Shqipëri. Tutje, Matoshi ironizoi duke thënë se “Albini jam!”.
“Zonja Presidente, unë ja urova EdWin-it fitoren. Albini jam!”, shkruan Matoshi.
Shqipëria mbajti zgjedhjet javën e kaluar ku për të tretën herë radhazi Rama i fitoi zgjedhjet. Përdallim nga zgjedhjet e tjera, në këto zgjedhje anëtarë të Vetëvendosjes kandiduan për deputetë si të pavarur.
Tre deputetët e pavarur nga VV-ja ishin Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani. Asnjëri nga këta nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.
E në zgjedhje votoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veprimi i të cilit u komentua brenda dhe jashtë Kosovës.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se kjo veprimin e Kurtit nuk arrin ta kupton.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”.