Halilaj konfirmohet kryetar i FGjK-së, nënkryetare zgjedhën Bregu dhe Aliqkaj-Qerimi
07 mars 2021
| 14:42
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhorë ku janë zgjedhur drejtuesit e kësaj federate.
Besim Halilaj është konfirmuar edhe për një mandat kryetar, kurse nënkryetare janë zgjedhur Abeliana Bregu dhe Sherife Aliqkaj-Qerimi.
“Pozita e kryetarit të FGJK-së iu besua edhe për një mandat Besim Halilajt, kurse nënkryetare e parë u zgjedh Abeliana Bregu dhe nënkryetare e dytë, Sherife Aliqkaj-Qerimi, ndërsa sekretar Gjeneral i FGJK-së edhe për një mandat u zgjedh Amir Tahiraga që të gjithë me vota absolute, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Po ashtu Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë, bordin e ri dhe organet e tjera”, thuhet në njoftimin e FGJK-së.
/Epoka e re/