Halili prezantohet me shqiponjë te Porto
21 tetor 2021
| 15:47
Futbollisti Diar Halili, ka firmosur me ekipin e të rinjve të Portos. Mbrojtësi vijon traditën e yjeve të Besës së Pejës, që kanë firmosur në Portugali.
Gjigantët e Portos kanë të drejtë për të blerë kartonin pas huazimit një vjeçar, me Halilin që bëhet futbollisti i dytë që kalon nga Besa e Pejës te Porto pas Gentrit Salihut.
Diar Halili në sezonin që lamë pas luajti 29 ndeshje si titullar me Besën e Pejës edhe pse në moshën 18 vjeçare, duke gjetur edhe golin. Ai është pjesë e moshave U-19 të Kosovës.